
Ministri i Drejtësisë dhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij, Manja iu përgjigj me ironi kritikave të Sali Berishës për makinën luksoze të Noizyt që e përdori në inaugurimin e rrugës së Arbrit.
Ai tha se ajo makinë është blerë me punën e bërë nga këngëtari ndër vite, ndërsa ka folur për lobim prej 6 milionë dollarë të lobimit të PD në SHBA, për të cilën tha se është një shumë e madhe.
‘E mendoni sa pensionistë mund të paguhen me 6 milionë dollarët e Saliut. Po ai pse do ta heq damkën, ai si me damkë si pa damkë në 12 maj ai është tek shtëpia. E kishte merak Saliu që këndohej kënga e Hajredin Pashës dhe se Noizy kishte ardhur me Lamborghini. Por sot dua të them se më në fund u përmbush një ëndërr shekullore e Dibrës për t’u lidhur me Tiranën. Dhe ku ka më mirë se ky përurim të bëhet me një Lamborghini, të blerë me talentin e këtij djali’, tha ai.