Lajme

Ujku nuk voton: Një reflektim i hidhur mbi zgjedhjet dhe udhëheqësit

Në botën e egër të natyrës, ujqit – këto bisha të mençura dhe të lira – nuk ndjekin kurrë një lider të paaftë. Në çdo tufë ujqërish, në çdo stinë e mal, udhëheqja fitohet me meritë. Nëse udhëheqësi dështon, ai nuk ka nevojë për protesta apo peticione: ujqërit vetë e largojnë atë.

Por ndryshe ndodh me njerëzit. Populli, ndryshe nga ujku, duron gjithçka: premtimet boshe, zhgënjimet e pafundme dhe më keq se gjithçka – udhëheqësit idiotë. Mjafton që një bari të tundë shkopin dhe turma e ndjek verbërisht, pavarësisht kushteve apo drejtimit.

Ndërsa ujqërit e braktisin udhëheqësin e keq pa hezitim, populli vazhdon ta votojë, ta duartrokasë dhe t’i japë më shumë pushtet. Në vend që të kërkojë ndryshim, ai shpesh zgjedh të kërkojë azil ose të ndërrojë kontinentin, duke heshtur përballë padrejtësive dhe duke e kursyer zërin vetëm për brohoritje nëpër mitingje.

Ujku nuk ka nevojë për zgjedhje – ose udhëheq me dinjitet, ose largohet. Ndërsa populli ka privilegjin e zgjedhjes, por shpesh zgjedh të nënshtrohet.

Në fund, një mesazh i qartë: herën tjetër që dikush përdor fjalën “kafshë” për të ofenduar, le të kujtohet se kafshët nuk e votojnë të padobishmin. Kjo është një veçori tragjike vetëm e njerëzve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button