Uji i pishinës në Gërmi rikthehet në parametrat normalë, IKSHPK njofton vazhdimin e monitorimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se uji i pishinës në parkun e Gërmisë është rikthyer në parametrat e lejuar, sipas standardeve të rregullores për pishina.
Në njoftimin e publikuar të enjten, IKSHPK bëri të ditur se mostrat e analizuara të datës 23 korrik 2025 kanë rezultuar brenda normave të parapara.
“Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Gërmisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e Departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë,” thuhet në njoftim.
IKSHPK siguroi qytetarët se do të vazhdojë me monitorimin e rregullt për të garantuar sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror.