Sport

UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Zvicër – Kosovë

UEFA ka bërë të ditur gjyqtarët që do ta drejtojnë ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026, e cila do të zhvillohet të premten mbrëma në Basel.

Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Szymon Marciniak nga Polonia. Ai do të asistohen nga bashkëvendësit e tij Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik.

Referi i katërt do të jetë Pawel Raczkowski, ndërsa për videoreferimin janë caktuar Tomasz Kwiatkowski dhe asistent i tij Wojciech Myc, gjithashtu nga Polonia.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button