Kosova

Tubimi përmbyllës i AAK-së mbahet nesër në Prishtinë, Gjini: Ju presim të gjithëve

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ardian Gjini, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, i cili do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 20:00, në Sheshi Xhorxh Bush në Prishtinë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Gjini ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe, duke theksuar rëndësinë e mbylljes së fushatës në praninë e qytetarëve.

“Të dashur qytetarë, nesër nga ora 20:00 në Sheshin ‘Xhorxh Bush’, në Prishtinë do të mbajmë tubimin përmbyllës. Ju presim të gjithëve të përmbyllim bashkë këtë fushatë, për Aleancën, për numrin 128, për më shumë siguri, energji e zhvillim”, ka shkruar Gjini.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button