Trump propozon Marrëveshje Paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës pas takimit me Putin dhe bisedave me udhëheqësit e NATO-s

Pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin dhe një telefonate me udhëheqësit e NATO-s, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë dhe Ukrainës është një Marrëveshje e Drejtpërdrejtë Paqësore.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump thekson se kjo Marrëveshje do të ishte më e rëndësishme se një armëpushim i thjeshtë dhe do të mund të shpëtonte miliona jetë njerëzish. Ai e përshkroi takimin si “një ditë të shkëlqyer dhe shumë të suksesshme” në Alaska.
Presidenti Trump gjithashtu konfirmoi se presidenti ukrainas Zelensky do të udhëtojë drejt Uashingtonit për të zhvilluar bisedime në Zyrën Ovale të hënën. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Trump paralajmëron se mund të organizohet edhe një takim me presidentin Putin për të finalizuar një Marrëveshje Paqeje.