Kosova
Trump: Po mos të isha unë, do të ishin gjashtë luftëra – përmend edhe Kosovën dhe Serbinë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se prania e tij në skenën globale ka ndalur gjashtë luftëra të mundshme, përfshirë edhe një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një deklarim për gazetarët në Skoci, Trump u shpreh se kontributi i tij në ruajtjen e paqes ka qenë vendimtar.
“Po të mos isha unë, do të ishin duke ndodhur gjashtë luftëra. Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë”, ka thënë Trump, transmeton The Guardian.
Trump e ka përmendur disa herë në të kaluarën ndërmjetësimin e administratës së tij në dialogun Kosovë–Serbi, duke e konsideruar si një nga arritjet e politikës së jashtme gjatë mandatit të tij presidencial.