Kosova
Trepça pezullon përkohësisht nga puna katër udhëheqës të terminalit doganor

Me vendim të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, janë larguar përkohësisht nga puna katër udhëheqës të terminalit doganor, me inicialet B.N, M.Th., V.S. dhe M.Zh.
Ky vendim është marrë pas analizës së raportit të brendshëm, ku janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara në rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të datës 30 korrik 2020.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, ndërmarrja ka theksuar se ky hap dëshmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet.
Lajmin e ka raportuar KosovaPress.



