Kosova

Dëshmitari James (Jock) Covey vazhdon dëshminë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka vijuar sot dëshmia e James (Jock) Covey, dëshmitari i katërt i thirrur nga Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Covey, i cili ka shërbyer si Zëvendës Kryesor i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën gjatë periudhës përkatëse, ka deklaruar në gjykatë se Thaçi nuk ka pasur asnjë lidhje me pretendimet e Prokurorisë për veprimtari kriminale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca e sotme është fokusuar në pyetjet shtesë të avokatit Luka Mishetiq, pjesë e ekipit mbrojtës të Thaçit.

Procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së vazhdon në Hagë, ndërsa dëshmitë e mbrojtjes pritet të jenë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të çështjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button