Sport

Trepça përforcohet me amerikanin Cedric Russell, synon dominim në Kosovë dhe Evropë

Kampionia aktuale e Kosovës në basketboll, Trepça, po vazhdon të konsolidojë skuadrën për sezonin e ri, duke siguruar shërbimet e basketbollistit amerikan, Cedric Russell.

Russell, i cili luan në pozitat 1 dhe 2, vjen nga kampionati austriak ku ishte pjesë e ekipit Traiskirchen Lions. Në sezonin e fundit ai zhvilloi 29 ndeshje, duke regjistruar një mesatare mbresëlënëse prej 17.2 pikësh për ndeshje, me saktësi 38.7% nga vija e trepikëshit, si dhe kontribuoi me 3.7 kërcime dhe 2.2 asistime.

Përvoja e tij ndërkombëtare përfshin edhe paraqitje në ABA 2 Ligë me skuadrën MZT Skopje, ndërsa në NCAA ka luajtur për kolegjet Louisiana dhe Ohio State.

Me këtë përforcim, “Xehetarët” synojnë të ruajnë epërsinë në basketbollin vendor dhe të shënojnë sukses edhe në arenën evropiane.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button