Lajme

Tre urdhër-arreste nga SPAK për “Rrugoren”: Në pranga drejtues të lartë të Policisë Rrugore në Tiranë

SPAK ka lëshuar tre urdhër-arreste për zyrtarë të Policisë Rrugore në Tiranë, të dyshuar për korrupsion. Në prangat e Policisë ka rënë Drejtori i Komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, si dhe shefi i sektorit për aksidentet, Sokol Novaku.

Gjithashtu, është lëshuar urdhër-arrest edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Të tre zyrtarët dyshohet se kanë përfituar para nga një grua në lidhje me një aksident rrugor. Burime jo zyrtare, të cituara nga gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, bëjnë me dije se bëhet fjalë për dyshime për korrupsion në kushtet e flagrancës.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa ende nuk është bërë publik aktakuza zyrtare ndaj të dyshuarve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button