Kosova

Tragjedi familjare në Prizren: Babai ther për vdekje vajzën 15-vjeçare, plagos rëndë gruan dhe vajzën tjetër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Prizrenit, ku një burrë ka sulmuar me thikë anëtarët e familjes së tij, duke i shkaktuar vdekjen vajzës së tij 15-vjeçare dhe duke plagosur rëndë gruan dhe vajzën tjetër 10-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Shotë Galica”.

“Policia është ndalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tri persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha Bytyçi për Telegrafin.

Sipas tij, dyshohet se burri ka therur me thikë gruan dhe dy vajzat e tij. Vajza 15-vjeçare nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa vajza tjetër 10-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike. Autori i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta dhe tronditje të thellë në opinionin publik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button