Sport

Toni Kroos kritikon Kombëtaren gjermane: “Nuk njoh të gjithë lojtarët, nuk jemi për titull”

Ish-futbollisti gjerman, Toni Kroos, ka folur hapur për situatën e Kombëtares së Gjermanisë në podcast-in e tij “Einfach mal Luppen”, duke diskutuar humbjen 0:2 ndaj Sllovakisë dhe fitoren 3:1 ndaj Irlandës së Veriut.

Kroos u shpreh se nuk njeh të gjithë lojtarët e ekipit aktual dhe se, sipas tij, kualiteti i grupit nuk është në nivel të lartë: “Ke të drejtë, nuk i njoh të gjithë lojtarët. Për momentin nuk kemi një grup prej 50 futbollistësh që janë të nivelit të lartë. Në nivel ndërkombëtar, konkurenca është shumë më e fortë.”

Ai dhe vëllai i tij, Felix Kroos, shprehën mendimin se Gjermania nuk është ndër kombëtaret me ambicie reale për titull: “Aktualisht jemi larg të flasim për titullin botëror, nuk jemi as në formën më të mirë. Por presim që lojtarët e duhur të jenë në formë.”

Komentet e Kroos vijnë në një periudhë sfiduese për Kombëtaren gjermane, pas rezultateve të ndryshueshme në ndeshjet e fundit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button