Lajme
Kryesore

Tiranë – Grua gjendet e pajetë brenda një automjeti te Liqeni i Thatë, dyshohet vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua është gjetur e pajetë brenda një automjeti.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, viktima është një 38-vjeçare, e cila është gjetur brenda një makine tip “Volvo”. Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët më pas kanë njoftuar autoritetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të vdekjes. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një akt vetëvrasjeje, por ende nuk janë dhënë detaje të tjera mbi motivet apo identitetin e viktimës.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth zonës dhe po merr në pyetje persona të afërt me të ndjerën, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button