Lajme

Tiranë – Finalizohet operacioni “Suspend 1”: Arrestohen dy të rinj për trafikim armësh

Policia e Shtetit ka përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “Suspend 1”, duke goditur një tjetër rast të trafikimit të armëve të zjarrit me qëllim shitjeje. Si rezultat i operacionit, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë arrestuar dy shtetas të rinj nga Fieri.

Në pranga kanë rënë Dejvi Naci, 21 vjeç, dhe Albi Spahaj, 24 vjeç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 21-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shitej në Tiranë.

Dejvi Naci u arrestua për veprën penale të “trafikimit të armëve”, ndërsa Albi Spahaj për “moskallëzim krimi”, pasi e shoqëronte Nacin gjatë veprimtarisë kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia deklaron se operacionet e tilla do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve të rënda që lidhen me armët dhe trafikun e tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button