Kosova

Thaçi dhe Veseli përballen me vështirësi të komunikimit me familjet përmes telefonit

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, po përballen me vështirësi të vazhdueshme për të komunikuar me familjet e tyre përmes telefonit, thanë avokatët e tyre në një konferencë mbi ecurinë e çështjes ndaj tyre. Avokatët paraqitën problemin para trupit gjykues, duke theksuar ndërprerjet e vazhdueshme gjatë bisedave telefonike.

Avokati i Kadri Veselit, Dixon, theksoi se kjo situatë është e papranueshme dhe ka një ndikim negativ në të drejtat e tij, duke përmendur se Veseli ka pasur vështirësi në bisedat me fëmijët e tij për shkak të ndërprerjeve. “Zotëri Veseli mban qëndrimin se situata është e papranueshme dhe ka ndërhyrë në të drejtat e tij dhe që ka pasur ndikim në përgatitjen e çështjes së mbrojtjes,” tha ai.

Edhe avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, ndau të njëjtin shqetësim, duke përmendur se Thaçi ka pasur probleme të ngjashme në komunikimin me të shoqen dhe djalin e tij. Ai e bëri këtë të qartë për procesverbalin e seancës.

Kjo situatë po shkakton shqetësime të mëdha për të dy të akuzuarit, të cilët kërkojnë mundësi më të mira për të komunikuar me familjet e tyre gjatë procesit gjyqësor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button