Rajoni
Tërmet i lehtë në Valandovë, i ndier edhe në Strumicë

Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka regjistruar një tërmet gjatë natës së sotme, në orën 02:13, me epiqendër në rajonin e Valandovës, rreth 116 kilometra në juglindje të Shkupit.
Sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, tërmeti ka qenë me magnitudë lokale ML 2.2 sipas shkallës Rihter.
Nga të dhënat fillestare, lëkundjet janë ndier në qytetin e Strumicës dhe rrethinat përreth, me një intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS-98).
Ky tërmet konsiderohet i lehtë dhe nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.