Temperaturat tropikale rikthehen këtë fundjavë – deri në 35°C në disa zona

Pas disa ditësh me mot më të butë, i nxehti veror do të rikthehet sërish në vend gjatë fundjavës, me temperatura që do të arrijnë deri në 35°C në disa zona të ulëta.
Sipas parashikimeve të “Mendimi për Motin”, e shtuna do të jetë kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale që do të lëvizin nga 30°C deri në 32°C. Ndërkohë, temperaturat minimale do të zbresin në 12°C deri në 15°C, veçanërisht në rajonet më të freskëta.
E diela pritet të sjellë një rritje të mëtejshme të temperaturave, me vlera maksimale që në disa zona mund të kapin edhe 33°C deri në 35°C. Megjithatë, në orët e pasdites ka mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me bubullima, kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi. Të shtunën ajo do të jetë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 3-6 m/s, ndërsa të dielën priten hove më të fuqishme deri në 12 m/s.
Fundjava do të jetë ideale për aktivitete në natyrë, me përjashtim të ndonjë pasditeje të paqëndrueshme në zona të caktuara malore.