Kosova

Temperatura ekstreme rikthehen – deri në 39°C, IKSHPK del me rekomandime

Pas një rënieje të lehtë gjatë ditëve të kaluara, temperaturat e larta rikthehen sërish sot në vendin tonë. Moti mbetet i kthjellët dhe me diell gjatë gjithë ditës, ndërsa termometri do të shënojë vlera ekstreme që arrijnë deri në 39°C në disa zona.

Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat maksimale do të lëvizin nga 36°C në 38°C, ndërsa ato minimale do të zbresin në 18°C deri në 20°C. Po ashtu, pritet të fryjë erë me drejtim perëndimor dhe jugperëndimor, me shpejtësi mesatare prej 3-6 m/s.

Për shkak të valës së të nxehtit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me një seri rekomandimesh për qytetarët, duke theksuar nevojën për kujdes të shtuar ndaj temperaturave ekstreme.

Rekomandimet kryesore të IKSHPK-së përfshijnë:

Qëndroni në ambiente të freskëta dhe shmangni ekspozimin direkt në diell, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 17:00.

Konsumoni sa më shumë lëngje, por shmangni pijet me kafeinë dhe alkool.

Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të çelëta.

Kujdes i veçantë për foshnjat, fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Mos lini fëmijët apo kafshët shtëpiake në vetura të parkuara, as për pak minuta.

Qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të kujdesen për veten dhe të afërmit, për të shmangur rrezikun nga dehidratimi, goditja nga dielli apo ndërlikimet tjera shëndetësore.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button