Lajme

Tedi Blushi: Më 11 maj, votoni Nr.1 për një Shqipëri Madhështore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që më 11 maj t’i drejtohen kutive të votimit dhe të mbështesin koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me numrin 1 në fletën e votimit.

Sipas Blushit, vota për Nr.1 është votë për ndryshim të vërtetë në arsimin shqiptar dhe për një të ardhme më të mirë për të rinjtë. Ai theksoi disa nga angazhimet kryesore të këtij koalicioni:

Rritja e buxhetit për arsimin në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB);

Paga mesatare për mësuesit deri në 1,300 euro;

Paga minimale për pedagogët në 2,000 euro;

Ndihmë ekonomike për studentët në vlerën 200 euro në muaj.

“Të rinjtë dhe edukimi janë prioriteti ynë. Vota për numrin 1 është votë për dije, dinjitet dhe zhvillim”, u shpreh Blushi në një deklaratë për mediat.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button