Rajoni

Të shtëna me kallashnikov në Greqi, sulmohet një automjet i blinduar në Nea Liosia

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një automjet i blinduar është bërë shënjestër e një atentati me armë zjarri. Mediat greke raportojnë se sulmi ka ndodhur në zonën e Nea Liosias, në Athinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të automjetit.

Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona që udhëtonin me një motoçikletë dhe janë afruar pranë makinës së blinduar duke hapur zjarr. Në momentin e sulmit, në automjet ndodhej vetëm shoferi, i cili sipas raportimeve të para ka arritur të shpëtojë pa lëndime.

Burime policore bëjnë me dije se në mjet ndodhej një person i njohur për autoritetet, por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e tij.

Menjëherë pas sulmit, shoferi ka kontaktuar policinë dhe ka raportuar se po ndiqej nga një motoçikletë. Forcat e rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi sigurinë në zonat urbane të Athinës, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për të parandaluar incidente të tjera të ngjashme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button