
Partia Demokratike dhe koalicioni “PD-ASHM” po zhvillojnë sot në Shkodër takimin përmbyllës të fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve të 5 majit. Në krah të kreut demokrat Sali Berisha në këtë takim është parë edhe këshilltari elektoral i PD Chris LaCivita dhe strategu politik Paul Manafort.
Partia Demokratike dhe koalicioni “PD-ASHM” po zhvillojnë sot në Shkodër takimin përmbyllës të fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve të 5 majit.
Në krah të kreut demokrat Sali Berisha në këtë takim është parë edhe këshilltari elektoral i PD Chris LaCivita dhe strategu politik Paul Manafort.
Chris La Civita u pa për herë të parë në hapjen e fushatës elektorale, PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore më 11 majin.
Të dy amerikanët u panë për herë të parë të hynin së bashku në selinë e Partisë Demokratike, paraditen e 10 shkurtit. Po atë ditë Berisha prezantoi me pompozitet LaCivita-n, si strategun e fushatës së tij.
Manafort, njihet si ‘delja e zezë’ në politikën amerikane, si njeri i lidhur me Kremlinin në Uashington, që ka bërë evazion fiskal, që ka pastruar para, ka bërë mashtrime bankare, ka kërcënuar dëshmitarë, ka gënjyer në dëshmi apo edhe krime të tjera federale.