
Teksa fushata elektorale e PD po arrin kulmin e saj me takimet e liderit demokrat me qytetarët, një lëvizje surprizë vjen nga Kongresi i PPE, ku kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ka takuar dhe uruar kryedmeokratin Sali Berisha.
Në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) që po zhvillohet në Valencia, Spanjë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është takuar dhe përshëndetur me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Momenti është shoqëruar me një atmosferë të ngrohtë dhe respekti të ndërsjellë, ku Mitsotakis dëgjohet teksa i uron Berishës “urimet më të mira”.
Ky gjest vjen në një moment vendimtar për opozitën shqiptare, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit, ku Partia Demokratike, synon të rikthejë frymën e shpresës dhe të përfaqësimit të qytetarëve në pushtetin vendor.
Takimi mes dy liderëve konfirmon marrëdhëniet e qëndrueshme mes PD-së dhe së djathtës europiane, ku Berisha mbetet një figurë e respektuar. Pjesëmarrja e tij në kongres shihet si një hap për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të PD-së.