KryesoreLajme
Kryesore

Takime me shqiptarët në Itali brenda të njëjtës ditë, Rama thellon avantazhin ndaj Berishës në rrjetet sociale, shënon shikueshmëri afro…

Kryesocialisti Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha zhvilluan sot takime me shqiptarë të Italisë, përkatësisht në Milano dhe Brescia, për t'u kërkuar votën në zgjedhjet e 11 majit.

Kryesocialisti Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha zhvilluan sot takime me shqiptarë të Italisë, përkatësisht në Milano dhe Brescia, për t’u kërkuar votën në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa jemi vetëm në 3 ditët e para të fushatës zyrtare, Berisha vazhdon të dalë dobët në rrjetet sociale, ndërsa Rama mban nivel të lartë performance.

Gjatë fjalimit të tij, krahas sallës së mbushur plot me shqiptarë të Milanos, Rama po ndiqej drejtpërdrejtë në Facebook nga të paktën 8500 qytetarë, 11.8 herë më shumë se Berisha, i cili gjatë fjalës së tij para shqiptarëve të Brescias ndiqej nga 715 qytetarë, në të njëjtin aplikacion. Avantazhi i Ramës ndaj Berishës edhe në rrjetet sociale po vazhdon që nga fillimi i fushatës, por në raport me vetëveten kryedemokrati po shënon rënie të performancës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button