
Tabaku shprehet në postimin e saj se do të forcojë shtresën e mesme. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka vijuar ditën e sotme fushatën elektorale në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut. Tabaku shprehet në postimin e saj se do të forcojë shtresën e mesme.
“Në Bllok, aty ku dikur kishte shpresë e sot ka shumë pyetje. Por qytetarët flasin qartë duan ndryshim, duan një të nesërme që nuk vjen me premtime, por me punë dhe ndershmëri, duan një politikë pranë tyre dhe jo pakicës dhe më së shumti duan politikën pranë shtresës së mesme dhe jo një elite të vogël. Dhe kjo shpresë, ndonëse e lodhur, nuk është shuar. Voto Partinë Demokratike – për më shumë mundësi. Voto Jorida Tabaku – për një sistem të drejtë që punon për ty.”-tha Tabaku.