Kosova
Stuhitë nga Italia pritet të godasin Kosovën dhe rajonin – erëra deri në 100 km/h

Një sistem me presion të ulët që po lëviz nga Italia pritet të ndikojë në Kosovë dhe rajon gjatë ditës së mërkurë dhe të enjten.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa herë pas here priten rrebeshe shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.
Në disa zona, stuhitë pritet të jenë më të ngadalshme, duke rritur rrezikun për vërshime të shpejta. Po ashtu, era do të fryjë me drejtime të ndryshme, ndërsa në disa rajone mund të arrijë shpejtësi deri në 100 km/h, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Nga e premtja deri në fundjavë, parashihet një stabilizim i përkohshëm i motit, me diell dhe vranësira, ndërsa të dielën mbetet mundësia për reshje të izoluara.