
Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Pogradec, ku prezantoi kandidatët PDASHM, mori fjalën edhe studentja Ornela Xhaferri.
Xhaferri u shpreh se arsimi i lartë ka shumë probleme dhe tarifat vetëm rriten dita ditës, gjithashtu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë ndryshimin, të votojnë numrin 1. Ornela Xhaferri:
“Përshëndetje të gjithve! Kam kënaqësinë të shpreh disa nga problematikat që ka arsimi i lartë. Përtej tarifave që vazhdimisht rriten, me jetesën e shtrenjtë të kryeqytetit më lejoni të shtoj një urgjencë për ndërtimin e një strategjie kombëtare për arsimin e lartë, që duhet të jetë shumë funksionale, elastike, e menaxhueshme dhe komunikuese. Për ndërtimin e saj duhet të përfshihen të gjitha grupet e interesit të elitës universitare. Rritja e progreseve të pavarsisë universitare. Kjo rritje do të çoj në furnizmin e universiteteve dhe në një konkurenc pozitive midis tyre. Vlerësimi i universiteteve dhe përafrimi i tij nga procesi i akreditimit. Ky process duhet të jetë elastic dhe funksional, jo vetëm një process formal. Kërkimi shkencor nuk duhet të ndikohet nga ai politik. Për të këto dhe të tjera ju ftoj të votoni ndryshimin, votoni numrin 1! “