
Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim sot me banorët e njësisë nr. 14, Tiranë, ku u bë prezantimi i kandidatëve ‘PD-Shqipëria Madhështore’.
Në krah të liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë këtij takimi elektoral është parë edhe reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Stresi është djali ish- truprojës së Berishës Sali Lushaj dhe ka qenë edhe më herët në mbështetje të Berishës.