Lajme
Kryesore

SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën, i akuzuar për trafik droge në Gjermani

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pretenca u dha këtë të premte gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Sipas burimeve nga SYRI TV, gazetari Fatjon Gjinaj raporton se prokurori i çështjes, Adnan Xholi, deklaroi në sallën e gjyqit se hetimet kanë zbuluar 9 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, në të cilat është provuar transportimi i 912 kilogramëve marijuanë, me një vlerë të përgjithshme prej 3.374.400 eurosh.

SPAK bën me dije se Islam Sefa është identifikuar si drejtuesi dhe financuesi kryesor i këtij aktiviteti kriminal.

Nëse i pandehuri zgjedh gjykimin e shkurtuar, dënimi i tij do të përfitojë ulje me 1/3 dhe do të reduktohet në rreth 11.4 vite burg.

Seanca e radhës pritet të mbahet për shpalljen e vendimit përfundimtar nga trupa gjykuese.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button