Sport

Sonte rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve: Real Madrid – Juventus, dueli i madh i mbrëmjes

Nëntë ndeshje të tjera të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen sonte, duke premtuar emocione dhe spektakël në arenën më prestigjioze të futbollit evropian.

Pa dyshim, vëmendja kryesore do të jetë në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madridi pret Juventusin në sfidën kryesore të xhiros së tretë.

Në këtë duel pritet të paraqitet edhe Edon Zhegrova, i cili është rikthyer në listën e trajnerit Igor Tudor pas një lëndimi që e kishte mbajtur jashtë fushave. Ylli kosovar synon të shfrytëzojë çdo minutë për të treguar vlerat e tij në fanellën bardhezi.

Nga ana tjetër, madrilenët të udhëhequr nga superylli Kylian Mbappe do të kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive dhe ta mbajnë avantazhin në shtëpi.

Emocione priten edhe në ndeshjet tjera të mbrëmjes. Liverpooli udhëton në Gjermani për t’u përballur me Eintracht Frankfurtin, me synimin për t’u rikthyer te fitorja pas disa rezultateve të dobëta. Gjermanët, ndërkohë, do të kërkojnë të përfitojnë nga momenti jo i mirë i anglezëve.

Bayern Munichu shihet si favorit absolut ndaj Club Brugge, me Harry Kane në formë të jashtëzakonshme që synon të shtojë golat në statistikat e tij të këtij sezoni.

Në Londër, kampioni i botës Chelsea do të presë Ajaxin në një përballje që pritet të sjellë rivalitet dhe ritëm të lartë.

Dy ndeshje të para do të startojnë nga ora 18:45, ndërsa shtatë të tjera do të luhen nga ora 21:00.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button