KryesoreShow biz
Kryesore

Sonte nata e parë e Eurovision 2025, ‘Shkodra Elektronike’ performon e 12-ta

‘Shkodra Elektronike’ do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Zjerm” dhe do të performojë sonte e 12-ta në renditje. Një total prej 15 vendesh do të ngjiten në skenë në mbrëmje, por vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për Finalen e Madhe të shtunën.
Sonte në orën 21:00 mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit europian, “Eurovision Song Contest 2025”. Këtë vit edicioni i 69-të do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Një total prej 15 vendesh do të ngjiten në skenë në mbrëmje, por vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për Finalen e Madhe të shtunën (17 maj), ku do të kurorëzohet fituesi i Eurovision 2025 .

‘Shkodra Elektronike’ do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit me këngën “Zjerm” dhe do të performojë sonte e 12-ta në renditje.
Spanja, Italia dhe vendi pritës, Zvicra, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, janë tashmë të kualifikuar automatikisht si pjesë e “Pesë të Mëdhenjve” dhe vendit organizator.

Spanja, Italia dhe Zvicra jo vetëm që do të prezantojnë këngët e tyre sonte, por do të votojnë edhe në këtë gjysmëfinale.

15 shtetet që do performojnë sonte
Islandë
Polonia
Slloveni
Estoni
Ukrainë
Suedi
Portugali
Norvegji
Belgjikë​
Azerbajxhan
San Marino
Shqipëri
Holandë
​Kroaci
Qipro​

Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet më 15 maj ndërsa do të performojnë 16 shtete.

Votimi për kualifikim në gjysmëfinale do të bëhet vetëm nga publiku, duke përfshirë edhe mundësinë e votimit online në www.esc.vote dhe SMS.

Kujtojmë se Zvicra triumfoi në edicionin e 68-të të Festivalit Europian të Këngës me këngëtarin Nemo me këngën e tij “The Code”. Nata finale e Eurovision 2024 që u mbajt në Suedi dhuroi një spektakël, ndërsa këngëtari Nemo mori një rezultat mbresëlënës prej 591 pikësh.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button