
Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë dhe të paprecedent të ç’rregjistrimit të një votueseje nga lista zgjedhore e Tiranës, duke akuzuar Bashkinë dhe patronazhistët e Partisë në pushtet për manipulim të qëllimshëm të të drejtës së votës.
Sipas denoncimit, motra e tij, e lindur dhe banuese prej gjithmonë në Tiranë, është zhvendosur padrejtësisht si votuese në Levan të Fierit, një qytet me të cilin ajo nuk ka asnjë lidhje, duke u ndarë edhe nga qendra e votimit të familjes së saj në Laprakë.
Denoncimi:
Dua të denoncoj një akt të paprecedent.
Bashkia me patronazhist e Tiranës ka ç’rregjistruar nga lista e votuesve të Tiranës motrën time duke e transferuar atë, jashtë ligjit, si votuese në Levan të Fierit.
Motra ime nuk ka asnjë lidhje me qytetin e Levanit, nuk ka qenë asnjëherë banore në atë qytet.
Ajo është, qysh nga lindja, banore e Tiranës, kryesisht banore e Njësisë Bashkiake Nr 11 në Laprakë. Qendra e saj e votimit duhej të ishte Don Bosko, aty ku është edhe nëna ime. Patronazhistët e Partisë në pushtet e kanë shkëputur atë nga nëna, duke e transferuar në Levan me qëllim manipulimin e votës.
Ky është një skandal.