
Në rastin konkret, ky është obligim i juaji si kryesues i seancës konstituive si dhe i të gjithë deputetëve të zgjedhur në Legjislaturën e Nëntë të Kuvendit. Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë orëve nga ndërprerja e saj”, thuhej në letër.
Dehari i ishte drejtuar Osmanit të mërkurën në mengjës me një kërkesë për të sqaruar se si të veprohej më tutje pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën.
Kuvendi i Kosovës dështoi të martën ta konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.
Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të jepnin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betoheshin si deputetë të përbërjes së re parlamentare.
Osmani tha të mërkurën në Facebook se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve “që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se e mirëpret përgjigjen e presidentes, por e përsëriti se partia e tij do të kërkojë përsëri nga Kurti me ministra të japin dorëheqje formale.
Disa orë më herët, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje “të pamatura”, që do të rrezikonin një vakum institucional.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë vazhdimisht se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars.
Nga LVV-ja i kanë akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe – që abstenoi – se kanë shkaktuar një krizë, duke e futur shtetin në një terren të panjohur.
Miratimi i këtij raporti do t’i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare.
Me zë të dridhur dhe mikrofonin e kryeministrisë në dorë, një fermer në Lushnjë i shpjegoi sot Kryeministrit se toka që punon është e paregjistruar për faj të burokracisë. I tha edhe se megjithëse është në pension, i duhet të punojë që të jetojë.
Ai nuk kërkoi zgjidhje, grante, reformë në bujqësi. Asgjë . Ai e mbylli ankesën me një urim nga zemra e tij:
“Ta gëzosh mandatin e katërt!”
Nuk ju duk se kishte thënë diçka të madhe dhe shtoi: “edhe mandatin e 5 të”
Por historia e fermerit të Korçës, e bërë virale në rrjet përmes një video me zë dhe figurë, është edhe më frymezuese:
I thinjur si maja Moravës, i ndershëm si profet, me sytë nga qielli dhe me sopatë në duar, ai preu një nga dy plantacionet me mollë, jo nga inati, por nga logjika ekonomike: mollët nga jashtë vijnë më lirë.
E megjithatë, me gjysmën e prodhimit në zjarr dhe zemrën plot, ai deklaroi:
“Do votoj për PS, se ka bërë shumë reforma!”
Po, po! Reforma. Reforma që i lanë prodhimin pa treg, i dogjën fitimin, por i pastruan ndërgjegjen: tani ai s’ka dilema se kujt do t’i japë votën.
Kjo është Shqipëria e re: ku fermeri s’ka tokë, s’ka lekë, s’ka shpresë, por ka besë. Besa e tij quhet “Mandati IV”, një fe e re që predikon: pasaportë Europiane më 2030!