Kosova

Sindikata e Sektorit Privat paralajmëron grevë për shkak të pagave të ulëta

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar fillimin e një greve për shkak të pagave të ulëta që marrin punëtorët e sektorit privat.

“Nuk e kemi paralajmëruar këtë grevë në prag të fushatës, por që nga maji kemi thënë se më 1 shtator do të jemi në grevë,” tha Azemi në emisionin “Fol me Arin”.

Ai theksoi se punëtorëve të sektorit publik u janë rritur pagat dy herë, ndërsa punëtorët e sektorit privat meritojnë të njëjtën trajtim financiar.

“Kërkesa jonë për rritje të pagave është legjitime. Nëse nuk marrim përgjigje pozitive, grevën do ta fillojmë nga e marta,” shtoi kryetari i sindikatës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button