Lajme
Kryesore

Shtyhet seanca për dosjen e ‘Sterilizimit’ për mungesën e Ilir Beqaj, gjyqi vazhdon më 7 maj

Seanca për dosjen e “Sterilizimit” u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, por mungesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shkaktoi shtyrjen e saj. Beqaj, i cili ka masën detyrim paraqitje për këtë çështje, ndodhet aktualisht në paraburgim për dosjen tjetër të “SASPAC”. Ai informoi Gjykatën se nuk mund të merrte pjesë në seancë për arsye shëndetësore dhe paraqiti një recetë mjekësore, duke kërkuar që gjyqi të shtyhej deri sa të mund të merrte pjesë.

Avokati i tij, Arben Peci, kërkoi më shumë kohë për të njohur aktet e dosjes, ndërsa gjyqtari theksoi se kopja e recetës mjekësore ishte vënë në dispozicion të organit të akuzës, megjithatë nuk është e qartë se çfarë mjekimesh po merr Beqaj.

Pasi konstatoi mungesën e të pandehurve të tjerë, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, si dhe kërkesën për kohë shtesë nga avokati, gjykata vendosi të shtyjë seancën për në datën 7 maj, në orën 13:00. Gjyqtari gjithashtu njoftoi se nuk do të merren masa administrative për mbrojtësin, por se do të merret parasysh në seancat e ardhshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button