Kosova

Shtatë persona të lënduar pas përplasjes së dy veturave në rrugën Gjakovë-Klinë

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se janë përfshirë dy automjete, ndërsa shtatë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin.” Ka thënë Krasniqi.

Ajo po ashtu bëri të ditur se njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke u marrë me rastin për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button