Kosova

Shtatë persona arrestohen në Podujevë për veprimtari të dyshimtë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë gra dhe dy burra në një shtëpi në fshatin Shtedim të Podujevës, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.

“Sot rreth orës 12:00, njësitë e hetimeve nga Stacioni Policor Podujevë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë një aksion me ç’rast kanë arrestuar 7 persona”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas informacioneve operative, hetuesit kishin identifikuar lokacionin ku dyshohej se po zhvillohej veprimtaria e paligjshme. Gjatë kontrollit në shtëpi, policia ka arrestuar shtatë shtetas të Republikës së Shqipërisë – pesë femra dhe dy meshkuj.

Në vendngjarje është gjetur një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, si dhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese të policisë, ndërsa pas arrestimeve, janë ftuar edhe zyrtarët nga njësia antidrogë, të cilët do të vazhdojnë me veprimet e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorinë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button