Lajme

Shqiptari kapet me 12 kg marijuanë në Francë, dënohet me 3 vite burg

Një ish-oficer policie shqiptar i cili u arrestua më 4 shkurt 2025, në pikën e pagesës së Bignon në Francë me 12 kg marijuanë është dënuar me 3 vjet burg.
Më 4 shkurt 2025, rreth orës 4:45 të mëngjesit, një person që po kthehej nga Spanja, duke drejtuar në autostradën A83 pa patentë dhe me një identitet të rremë rumun, fillimisht u përpoq të ikte kur panë oficerët e doganës në pikën e pagesës në Bignon.

Por gomat e makinës së tij u shpuan nga pengesat e vendosura në rrugë nga policia franceze. Brenda mjetit të tij i gjetën 12 kg marijuanë me vlerë 125 mijë euro.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button