
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për rritjen e kostove të jetesës në Shqipëri, në një kohë kur qytetarët jetojnë në varfëri, duke e krahasuar me vendet e botës së tretë, Bangladeshin.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka thotë se taksa progresive e qeverisë Rama, penalizon punëtorët dhe profesionistët, duke rritur TVSH-ne dhe çmimet bazë.
Teksa ka parë nga afër zonën e Kombinatit, e goditur masivisht nga politikat e qeverisë Rama, Noka u bën thirrje qytetarëve të votojnë rotacionin, përmes programit të PD-ASHM.












‘Me taksën e sheshtë 10%, lehtësimi ndihet në xhep. Kjo taksë e drejtë dhe e thjeshtë e lehtëson shtresën e mesme dhe biznesin e vogël. Kështu punon e sillet një shtet 1, që ka në fokus shtetasit e tij’, shkruan Noka në reagimin e tij.
Statusi
Me Ramën #shqiptarët paguajnë si në #Zvicër, por jetojnë si në #Bangladesh. Taksa e tij progresive penalizon punëtorët dhe profesionistët, rrit TVSH-në dhe çmimet bazë. Rritja e kostos së jetesës godet më së pari familjet e varfëra, e në #Kombinat të Tiranës ka plot të tilla, prandaj ka ardhur koha për rrotacion. #PD-ASHM ka një program. Me taksën e sheshtë 10%, lehtësimi ndihet në xhep. Kjo taksë e drejtë dhe e thjeshtë e lehtëson shtresën e mesme dhe biznesin e vogël. Kështu punon e sillet një shtet 1, që ka në fokus shtetasit e tij.