Shqipëria sfidon Serbinë në një ndeshje historike

Shqipëria do të zhvillojë më 11 tetor një nga ndeshjet më të rëndësishme, jo vetëm për kualifikueset e Botërorit, por edhe për historikun mes dy skuadrave dhe rivalitetin me Serbinë. Përtej futbollit, tensionet politike dhe incidente të mëparshme kanë bërë që ndeshjet mes kuqezinjve dhe serbëve të jenë gjithmonë të ndikuara nga atmosfera në tribunë.
11 vjet nga incidenti i dronit
Në vitin 2014, Shqipëria përjetoi një nga ndeshjet më të diskutueshme në Beograd, kur tifozeria serbe bëri thirrje ndaj shqiptarëve dhe autoritetet vendosën të mos lejonin tifozët shqiptarë dhe flamurin kuqezi në stadium. Në këtë sfidë u shfaq flamuri “Autochthonous” nga Ballist Morina, incident që i solli Shqipërisë fitore 0-3 në tavolinë dhe dënoi Serbinë me zbritje pikësh, duke e lehtësuar kualifikimin për kuqezinjtë në Europianin e vitit 2016.
Objektivi: 11 pikë në Serbi
Kuqezinjtë synojnë vendin e dytë në grup, pasi Anglia ka siguruar praktiktisht kreun. Pas barazimit me Letoninë, fitorja ndaj Serbisë në Beograd është e domosdoshme për të arritur kuotën e 11 pikëve dhe për të blinduar vendin e dytë, duke u përgatitur më pas për ndeshjen ndaj Anglisë pa presionin e rezultatit.
11 përballje historike
Shqipëria dhe Serbia janë përballur 11 herë në historinë e tyre, përfshirë 3 ndeshje direkte mes dy shteteve dhe 8 ndaj Ish-Jugosllavisë. Fitore ka arritur vetëm një herë Shqipëria më 14 tetor 2014, me rezultatin 0-3 në tavolinë, e cila i hapi rrugë kualifikimit për Europianin e vitit 2016.
11 luanë në fushë
Në datën 11 tetor, në fushë duhet të jenë jo vetëm 11 futbollistë, por 11 luanë, të cilët duhet të japin shpirt deri në vërshëllimën e fundit, duke ruajtur fanellën kuqezi dhe duke synuar 3 pikët e rëndësishme që afrojnë Shqipërinë me Botërorin, pavarësisht se më pas mund të duhet të kalojnë fazën e “Play Off”.