KryesoreLajme

Shqipëria në qendër të vëmendjes ndërkombëtare/ Gjykata Kushtetuese në kongresin e 29-të botëror të ligji

Kongresi i 29-të Botëror i Ligjit është hapur me një ceremoni solemne, me pjesëmarrjen e personaliteteve me të larta vendase dhe ndërkombëtare, gjatë së cilës është përcjellë angazhimi dhe kontributi për forcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Me ftesë të World Law Foundation dhe World Jurist Association, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja Holta Zaçaj dhe i përbërë nga gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi, së bashku me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe të ekzekutivit, po merr pjesë në Kongresin e 29-të Botëror të Ligjit, i cili po zhvillohet në Santo Domingo, Republika Dominikane, nga data 4 – 6 maj 2025.

Kongresi i 29-të Botëror i Ligjit është hapur me një ceremoni solemne, me pjesëmarrjen e personaliteteve me të larta vendase dhe ndërkombëtare, gjatë së cilës është përcjellë angazhimi dhe kontributi për forcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Kongresi ka vijuar me zhvillimin e disa tryezave diskutimesh ku pati referime nga panelistë të ndryshëm nga e gjithë bota ku përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese dhe të delegacionit shqiptar moderuan dhe referuan në disa prej paneleve.

Punimet e Kongresit u mbyllën me dhënien e çmimeve të mirënjohjes për disa personalitete të rëndësishme të së drejtës dhe u nderuan nga prezenca e Shkëlqesisë së Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Shkëlqesisë së Tij, Luis Abinader, President i Republikës Dominikane.
Gjatë ceremonise së mbylljes, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse lidhur me ftesën për ta zhvilluar Kongresin e ardhshëm të 30-të Botëror të Ligjit në Shqipëri, gjatë së cilës ajo u shpreh se:

“Dhënia e besimit për organizimin e Kongresit të Shoqatës Botërore të Juristëve për vitin 2027 është një nder historik për vendin tim — një komb i vogël me një zemër të madhe, historia e të cilit ka qenë ajo e qëndrueshmërisë, transformimit dhe besimit të palëkundur në fuqinë e dialogut dhe solidaritetit. Le të riafirmojmë së bashku misionin tonë të përbashkët: për të mbrojtur dinjitetin e ligjit, për të garantuar të drejtat e njeriut dhe për të siguruar që drejtësia të mos mbetet thjesht një parim, por një premtim i gjallë për çdo qytetar, në çdo cep të botës”-tha Zaçaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button