Lajme

Shqipëria hap edhe katër kapituj të rinj në negociatat me BE, Rama e quan rekord historik

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se Shqipëria do të hapë edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, pas një ftese të ardhur nga Presidenca daneze, e cila aktualisht udhëheq Këshillin e BE-së.

Ceremonia do të zhvillohet të martën, më 16 shtator, në prani të ministrave të jashtëm të të gjitha vendeve anëtare. Me këtë zhvillim, Shqipëria do të arrijë në 28 kapituj të hapur brenda vetëm 11 muajve, çka sipas Ramës përbën një “rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash”.

Në qendër të kapitujve të rinj do të jenë Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, që mbulojnë fusha me rëndësi jetike si transporti, energjia, rrjetet transeuropiane dhe mjedisi.

“U vendos edhe një tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, u shpreh Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button