Shqipëri – Ndalohet përdorimi i telefonave celularë në klasë, hyn në fuqi nga 8 shtatori

Nga 8 shtatori, nxënësit në shkollat e Shqipërisë nuk do të lejohet të përdorin telefonat celularë gjatë orëve mësimore. Kjo është një nga ndryshimet kryesore të rregullores së re që hyn në fuqi këtë vit shkollor, të publikuar nga Ministria e Arsimit.
Rregullorja, e ilustruar nga Ministria, përmban udhëzime të detajuara për nxënësit, prindërit dhe mësuesit. Ajo parashikon bashkëpunim të ngushtë me prindërit për të garantuar respektimin e rregullave, si dhe procedura të veçanta në rast se nxënësi ka nevojë të përdorë telefonin për arsye të jashtëzakonshme.
Për shkelje të rregullores janë parashikuar masa të caktuara, që do të ndërmerren gradualisht sipas natyrës dhe rëndësisë së shkeljes. Qëllimi i këtij vendimi është të përmirësohet përqendrimi i nxënësve gjatë mësimit dhe të minimizohet shpërqendrimi nga pajisjet elektronike.
Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që të gjithë aktorët e sistemit arsimor të bashkëpunojnë për zbatimin e rregullores dhe për të siguruar një ambient më të qetë dhe më efektiv mësimor.