Lajme

Shpërthimi në shtëpinë në Shrewsbury Close, Bloxwich lë katër persona të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një shtëpi në Shrewsbury Close, në zonën Bloxwich të Walsall, duke lënë katër persona të plagosur. Sipas informacioneve nga policia, kjo shtëpi shërbente si “fole” për kultivimin e lëndëve narkotike dhe shpërthimi dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi nga një bombol.

Një shqiptar në Birmingham, i njohur me rrethanat e ngjarjes, ka pohuar se dy prej personave të djegur në këtë shpërthim janë nga Tepelena. Njëri prej tyre ka pësuar 30% djegie në trup, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë me djegie 60%.

Për të shuar flakët, janë angazhuar 65 zjarrfikës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe për të siguruar dokumentin e plotë të rastit. Hetimet janë në vazhdim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button