Kosova

Shoqata e Prodhuesve Vendor: Kosova humbi 114 milionë euro projekte energjetike nga BE-ja për shkak të sanksioneve

Shoqata e Prodhuesve Vendor ka reaguar ashpër pas raportimeve se Kosova ka humbur 114 milionë euro nga projektet e Bashkimit Evropian të destinuara për fushën e energjisë, si pasojë e sanksioneve të BE-së ndaj vendit.

Përfaqësuesi i shoqatës, Kushtrim Ajvazi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar institucionet vendore për, siç e cilëson ai, “dështimin në mbrojtjen e interesit shtetëror dhe ekonomik”.

“Për informaten tuaj, Kosova ka humbur 114 milionë € projekte në fushën e energjisë nga sanksionet e BE-së. Këto mjete ishin të destinuara për zhvillim dhe stabilitet të furnizimit energjetik”, ka shkruar Ajvazi.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë arsyetimin e institucioneve se dalja e Kosovës në tregun e lirë të energjisë ishte një kërkesë e Bashkimit Evropian.
“Mos e përdorni më arsyetimin se e kemi pas kusht nga BE-ja me dalë në treg të lirë, se është marre për juve”, ka përfunduar Ajvazi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button