
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në sheshin “Rus” në Shkodër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 22-vjeçar. Ngjarja ka çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj drejtueses së mjetit, një grua 43-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, shtetasja Gj. V., banuese në Shkodër, është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi, teksa drejtonte automjetin, përplasi shtetasin K. K., 22 vjeç. I riu ka pësuar dëmtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në lidhje me rastin janë referuar në Prokurori nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.