Lajme

Shkodër – Procedime për ndërtim pa leje në Theth, vjedhje në Shtoj të Ri dhe zjarr në një varrezë automjetesh në Bërdicë

Policia e Shkodrës ka nisur hetime ndaj tre shtetasve të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer punime ndërtimi pa leje në fshatin Theth. Shtetasit Gj. P., 66 vjeç, M. L., 58 vjeç, dhe L. P., 65 vjeçe, të gjithë banues në Theth, janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër ngjarje, më datë 16 maj 2025, një 34-vjeçar nga fshati Shtoj i Ri ka kallëzuar në polici se i janë vjedhur një shumë parash dhe një armë gjahu me leje, gjatë kohës që banesa ka qenë e zbrazët. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, rreth orës 05:50 të mëngjesit, në fshatin Bërdicë ka rënë zjarr në një varrezë automjetesh në pronësi të shtetasit L. P., 32 vjeç. Si pasojë e flakëve janë djegur tre automjete dhe një zyrë pune. Shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Policia e Shkodrës vijon punën për zbardhjen e plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve përgjegjës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button