Lajme

Shkodër: 57-vjeçari amerikan vret bashkëshorten në banesën me qira – arrestohet nga policia

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një shtetas amerikan ka vrarë bashkëshorten e tij në një banesë të marrë me qira. Policia e Shkodrës ka arrestuar 57-vjeçarin Brandon Saporito, i dyshuar si autor i vrasjes së bashkëshortes së tij, Sandra Saporito, 54 vjeçe.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi më 2 maj 2025, rreth orës 10:00 të paradites, në lagjen “Vasil Shanto”. Hetimet paraprake tregojnë se Saporito, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka goditur bashkëshorten me sende të forta dhe me mjet prerës. Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje.

Çifti amerikan ndodhej në Shqipëri që prej datës 27 mars dhe kishin vizituar disa qytete përpara se të ndaleshin në Shkodër. Në rrjetet sociale, ata kishin publikuar foto e video ku shfaqeshin të qeshur dhe të lumtur, duke mos lënë të kuptohej tragjedia që do të pasonte.

Ndaj Brandon Saporito është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button