Sport
Shkëndija përballet me Ludogorets në “play-off”-in e Europa League

Sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Europa League, ku përballë do ta ketë skuadrën bullgare Ludogorets.
Pas sigurimit të pjesëmarrjes në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, kuqezinjtë tani synojnë një objektiv edhe më të madh: kualifikimin në grupet e Europa League. Kundërshtari i tyre i parë në këtë rrugëtim është Ludogoretsi, një skuadër e fortë ndaj të cilës Shkëndija luan për herë të parë.
Sfida e parë do të zhvillohet sonte në Shkup, në orën 20:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Bullgari. Pas kësaj, do të vendoset se cila skuadër do të avancojë më tej në kompeticion.