Sport
Shkëndija përballë Qarabagut sonte në Shkup – kërkon të vazhdojë ëndrrën evropiane

Shkëndija do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, ku nga ora 20:00 do të përballet me Qarabag FK në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ekipi nga Tetova, i vetmi shqiptar që ka arritur në këtë fazë të garave, synon të shkruajë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Championsit – një sukses që ende nuk e ka arritur asnjë skuadër shqiptare.
Pavarësisht sfidës së vështirë ndaj kampionëve të Azerbajxhanit, kuqezinjtë do të kërkojnë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të parë, për të qenë më të qetë në takimin e kthimit.
Në rast se eliminohet nga kjo fazë, Shkëndija do të vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane përmes Ligës së Evropës apo Conference League.